Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, këtë vit ka shënuar suksese të mëdha në muzike, ajo solli këngë, bashkëpunime e mblodhi miliona klikime për shkak të bujës që kanë bërë në publik.

Megjithatë, ajo tani duket se ka gjetur pak kohë për veten jashtë angazhimeve të zakonshme, krijuesja e hitit “Kolumbiana” ka treguar për ndjekësit së fundmi se ndodhet në Disneyland Paris.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Artistja ka sjell disa poza atraktive, ndërkohë që ka marrë vëmendje me paraqitjen e thjeshtë.

Pushimet e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) vijnë pas lansimit të këngës së saj të re “Teket”, ky projekt për pak ditë kaloi shifrën e afro shtatë milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur