Rap-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ditë më parë ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej shumë vitesh, Sin Boy.
Në një intervistë për Prive, ajo theksoi se ka qenë një lidhje toksike dhe se nuk është bërë për vëmendje mediatike.
Mes arsyeve të tjera të ndarjes, krijuesja e hitit “Zjarr” shtoi se distanca ka qenë gjithashtu një tjetër gjë që i ka penguar në marrëdhënien e tyre.
“Distanca ka qenë një nga arsyet. Gjithçka ka ndodhur siç është dashur të ndodhë, nuk ka qenë e shkurtër”, tha ajo.
Dyshja duhet theksuar që kanë qenë bashkë prej më shumë se katër vitesh, gjersa u njohën që nga bashkëpunimi në labelin ON Records.
Të njëjtit më pas u larguan nga grupi, duke vazhduar karrierën të vetëm e me shumë këngë së bashku.
Një periudhë të kohës ata e kanë kaluar edhe në Greqi, ku është rritur reperi shqiptar. /Telegrafi/