Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të marrë vëmendje në rrjete sociale.
Bukuroshja, e ndjekur nga dy milionë njerëz vetëm në Instagram, ka mahnitur me pozat e reja, ajo ka bërë një postim së fundmi, ndërkohë që është shfaqur në formë të mrekullueshme e veshur në të zeza.
Me një fustan të shkurtër të zi dhe një triko po ashtu të shkurtër, 31-vjeçarja ka vënë në pah asetet e bujshme trupore.
Dukjen e kompletoi me një palë çizme ngjyrë ari, flokët i mbante të lëshuar dhe një varëse ari, “E premte mbrëma”, ka shkruar ajo.