Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, këtë kohë ndodhet më larg projekteve muzikore, por që po e shijon jetën në masë të madhe.
Artistja, e ndjekur në Instagram nga mbi dy milionë njerëz, ka nisur pushimet teksa ka zgjedhur një destinacion të veçantë.
Pas disa ditëve qëndrimi në një resort në Vlorë, ajo ka udhëtuar drejt Barcelonës, kështu të paktën ka bërë të ditur përmes postimeve që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Ajo po ashtu në fillim të këtij muaji ka qenë për pushime në Bodrum të Turqisë, gjersa më shpesh sjell fotografi e video nga Dubai – të cilin e ka potencuar disa herë se e ka destinacion të preferuar./telegrafi