Adelina Tahiri është goxha aktive në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur nga Shkupi ndan shpeshëherë momente nga përditshmëria dhe angazhimet e saj.
Së fundmi ka vendosur të japë një mesazh të fortë për të gjitha vajzat e reja që janë obsesionuara ndaj makeup-it dhe filtrave.
Adelina u shfaq pa makeup dhe pa filtra duke ndarë një mesazh motivimi që ta duam veten ashtu siç jemi sepse rrjetet sociale nuk janë jeta e vërtetë.
“Jo të gjithë jemi të përkyer, por duajeni veten ashtu siç jeni. Ju dua shumë,” ishin fjalët përmbyllëse të Adelinës ndaj këtyre fjalëve motivuese.