Vetëm pak kohë pasi konfimoi se i ka dhënë fund lidhjes me Sin Boy, reperja Rina Balaj, është shfaqur së fundmi nën shoqërinë e ish-konkurrentit të Për’puthen, Andi Artani.

Vetë këngëtarja publikoi një video të shkurtër në Instastory, ku shfaqej Andi.

Krahas videos ajo shkruan: “Erdha të mësoj se çfarë duhet të porosis në sushi”.

Videoja është ripostuar edhe nga ish-konkurrenti i Për’puthen, duke ndezur menjëherë thashetheme për raportin e tyre, megjithatë nuk ka ende asnjë reagim nga ana e tyre./panorama