Këngëtarja Rina Balaj është mjaft aktive edhe ndaj rrjeteve sociale, ajo shfrytëzon Instagramin për të qenë më afër fansave të saj dhe nuk mungojnë edhe fotosesionet e ndryshme që sjell herë pas here.

Një set të ri fotografish, Rina ka realizuar edhe së fundmi teksa vëmendjen morën format e saj trupore dhe pamja e kuruar.

Krijuesja e hitit “Addiction” dukej në formë të mrekullueshme teksa të shuma ishin edhe komentet nga ana e fansave sipër imazheve.

Theksojmë që Rina aktualisht është beqare pas ndarjes nga partneri prej shumë vitesh dhe bashkëpunëtori i saj në muzikë, Sin Boy, ndarja u konfirmua nga vet këngëtarja e cila tha se dyshja janë distancuar prej kohësh megjithatë kanë vazhduar të punojnë bashkë./insajderi