Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka gjetur kohë për veten në këto ditë të nxehta vere.

Ajo duket se po shijon disa ditë pushimi në bregdet, ndërkaq nuk kanë munguar edhe disa fotografi me nje fustan plazhi.

Mirëpo në mesin e shumë komenteve ishte edhe ai i bashkëshortit të saj Mirko Luccarelli.

“Hot”, ka qenë komenti që ka lënë balerini në foton e saj ndërsa nuk ka munguar një përgjigje nga këngëtarja, “Po çfarë do të thotë ‘hot’?”, ia kthen këngëtarja, “Do të thotë ‘caliente’, ‘terheqese’… a duhet të vazhdoj?”, i përgjigjet Mirco. “Aaa tani e kuptova.”, ka replikuar Soni Malaj./InfoKosova/