Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është mjaftë aktive në rrjetet sociale, ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Jo të pakta janë rastet kur këngëtarja e hitit “Ëndërroja” publikon edhe fotografi dhe video provokuese për ndjekësit e saj.

Një gjë të tillë, Linda e ka bërë në fotografinë e fundit që ka ndarë me 420 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ka postuar video me bekini të zeza, duke nxjerr në pah format e saj atraktive të trupit, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.