Nora Istrefi, është një personazh shumë i komentuar.
Këngëtarja kosovare ka kohë që është beqare në lidhje, së paku zyrtarisht, teksa është shumë e ngurtë sa i përket shpalosjes së jetës së saj private për mediat.
Por, gjatë vikendit ajo ka postuar një set fotografish në Instagram e ku ka pasur një përshkrim interesant për to.
“Superseksi më bën ta ndiejë trupin tim”, ka shkruar poshtë fotografive në gjuhën angleze Nora.
Kujtojmë se Nora i dha fund lidhjes së saj me Robert Berishën para 5 viteve, teksa Roberti ka vazhduar jetën e tij dhe tani është në lidhje me modelen Laureta Maqedonci, Nora ende nuk ka treguar për ndonjë lidhje të saj të re.
Kujtojmë se çifti kanë një vajzë nga martesa e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee.