Beniada Nishani vazhdon të merë vëmendje edhe më shumë pas finales së “Big Brother VIP”, modelja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundi, ajo ka postuar një video derisa ka qenë në veturë duke dëgjuar këngën e artistit Bes Kallaku në bashkëpunim me Klajdi Haruni me titull “Skifterja zemres”.
Siç dihet kjo këngë Besi i ka dedikuar bashkëshortes, këngëtares, Xhensila Myrtezaj, të cilën ia ka kënduar në dasmën e tyre, kështu Beniada derisa e shijonte këngën u shpreh duke thënë se teksti që po këndon Besi po e inspiron të martohet.
Ndërsa, kujtojmë se modelja ishte futur në BB VIP duke qenë beqare dhe që ende nuk ka zbuluar se dikush i ka marë zemrën./Kosovarja/