Serena Sula është një emër i njohur për kronikat rozë në mediat dhe portalet tona. Lidhja me ish-konkurrentin e Përputhen, Arjonin, por edhe për postimet dhe reagimet e saj, ajo është mjaft e njohur sidomos nga të rinjtë.

Modelja 20-vjeçare Serena Sula ka bërë një rrëfim për jetën e saj në rrjetet sociale. Ndryshe nga herët e tjera, ajo është shfaqur krah babait të saj i cili nuk ka nguruar t’i përgjigjet edhe pyetjeve pikante nga fansat.Ai tha se vajza e tij ka një punë shumë të vështirë kur bën “twerk”, apo siç njihet ndryshe kërcimi përmes lëvizjes së të pasmeve.

“Më besoni është shumë e vështirë që të bësh twerk. Është njëlloj si të jesh një pilot i mirë apo një delfin i mire, bukur me parametra”, thotë babai i Sulës i cili deklaroi se i ndjek performancat e vajzës së tij dhe se ndjehet krenar.

Gjatë kohës që ishte e lidhur me Arjonin, Serena ishte përditë pjesë e lajmeve rozë, pasi dyshja nuk rreshtnin së postuar madje dhe momentet e tyre intime në rrjetet sociale.

Ata bënë dhe një tip dasme kur ishin të ftuar në një emision në Kosovë, kishin plane të mëdha bashkë, madje do bënin dhe një film për të rritur, por tani janë ndarë.