Mes urimeve të shumta që Fifi ka marrë sot për ditëlindje nuk ka munguar një as nga moderatorja e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani.

Filloreta Raçi feston sot ditëlindjen dhe bën 28-vjeç, që në mesnatë në rrjetet sociale kanë nisur urimet e shumta për artisten nga familjarët, miqtë dhe fansat, e nuk ka munguar një urim publik as nga Arbana.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video nga shtatori i vitit të kaluar ku ato vendosin një bast për pjesëmarrjen e Fifit në “Big Brother VIP”, artistja thotë në videon në fjalë se nuk ka shanse që ajo të bierë në dashuri në reality-show.

“Nëse unë shkoj në finale dhe dal nga aty e dashuruar, çfarë të duash të japë, por nuk do ndodhë kurrë”- shprehet Fifi, krah videos, moderatorja ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Fifula ime! Që në finale fare fare sot është më e dashuruar se kurrë dhe kështu qofsh gjithë jetën!”

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur