Këngëtarja e njohur, Enca ka kohë që nuk është aktive me koncert dhe mbrëmje muzikore.

Por, këtë kohë pauze ajo po e shijon pafund duke kaluar pushime luksoze në vende dhe kontinente të ndryshme.

Ditë më parë këngëtarja nga Shqipëri udhëtoi drejt Dubait, ku edhe nuk munguan imazhet atraktive në bekini, të cilat i solli për miliona fansa në llogarinë e saj të Instagramit.

Ndërsa tani Enca ka zbuluar se pas Dubait destiancioni i radhës është Afrika, teksa ndau pamje mahnitëse nga plazhet me pamje përrallore “Mirëmëngjesi nga Afrika”, ka shkruar këngëtarja me të arritur në vendin e ri të pushimeve.