Donald Veshaj vendosi ta dhurojë udhëtimin në 7 destinacione të botës për ndjekësit e tij, duke bërë të mundur që falë komenteve të përzgjidhen 7 çifte.

Megjithatë mes komentuesve të shumtë, ka qenë edhe më specialja, mamaja e tij, ajo në fakt i ka shkruar të birit në mesazh duke i thënë: “Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon”. “Ndërkohë mami im”, shkruan Donaldi krah postimit, duke shkaktuar shumë të qeshura.

Kujtojmë që brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, Donaldi tregoi se gjithçka ka arritur ia dedikon mamasë dhe babait të tij, të cilët kanë sakrifikuar shumë për fëmijët.

Donald Veshaj është personazhi më i komentuar i momentit, të gjitha mediat shkruajnë për të, që nga dalja nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Madje, së fundmi, edhe pse aktori nuk ishte prezent, në “Post Big Brother VIP”, të gjithë folën për të. Që nga moderatorja, Arbana Osmani, e cila zbuloi se Bora ka dashur t’i fus diçka aktorit në shtëpi, Semi Jaupaj apo edhe fituesi Ilir Shaqiri.

Donaldi ka zgjedhur që të reagojë përmes një foto të publikuar në Instastory, ku në sfond është teksti një këngë me shumë kuptim.

Bëhet fjalë për këngën e Eminem, “Fall”, teksti i të cilës thotë:

“Të gjithë kanë thënë se çfarë mendojnë për mua muajit e fundit eshtë shumë e dukshme, ndoshta është koha që unë të them se çfarë mendoj për ta.”