Efi është përlotur në program teksa fliste për gjendjen e saj emocionale.

Ajo zgjodhi të tregojë se si është ndjerë gjatë kësaj periudhë që është bërë pjesë e Për’puthen.

Efi: Problemin në përgjithësi e kam tek njerëzit që më rrethojnë, dua të jem më e qetë, por vij këtu dhe dëgjoj histori të tjera, thashetheme, debate, kunjat, në çdo situate dhe çdo gjë që mund të ndodhë, fajësoj veten time.

“Mund të jenë thjesht mendimet e mia, nuk e kam se dikush më ka zhgënjyer, ndaj nuk mund t’ja vë gishtin dikujt, thjesht duhet ta konceptoj që jam këtu vetëm, sido që të vijnë punët” tha ajo.