Emanuela Morini tanimë është bërë emër mjaft i komentuar në mediat rozë, flasim për bashkëshorten e Ilir Shaqirit, fituesit të BBV, jo rrallë Emanuela ka qenë e ftuar në emisione të ndryshme për të komentuar rrugëtimin e bashkëshortit në formatin më të shikuar nga shqiptarët

Së fundmi ajo ka komentuar raportet e Ilirit me banorët e BBV, duke treguar edhe emrin e banores nga cila është zhgënjyer.

“Ndoshta prisja ndryshe nga Monika, kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojëra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer, të tjerët jo, nuk e di por ajo do thosha”, deklaroi Emanuela, mes banorëve që i sheh si miq të Ilirit përmendi edhe emrin e Einxhel, pavarësisht për.plasjeve që kanë pasur në Big Brother VIP.

“Sigurisht Sabiani, Arjola, Paloma, Meridiani, Arbri, dhe Einxhel sepse është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjera por nuk i mbaj mëri, çdo kush ka bërë rrugëtimin e saj”, tha ajo./Lajmi.net/