



E ftuar në “Shqipëria Live”, aktorja tha se është lumturuar shumë kur mori vesh për lidhjen e re të Fifit. Monika tregoi gjithashtu edhe disa nga këshillat që i ka dhënë të dashurit të këngëtares, në lidhje me të.
“Unë e di që Fifi ka një të dashur, e takova, u lumturova shumë dhe i kam thënë ke vajzën më të mrekullueshme në krah, por të lutem kujdes sepse bota që ka kjo vajzë është botë delikate, kuptoja botën e madhe artistike që ka Fifi, unë ia dhashë këshillat dhëndrit, më ka përqafuar shumë dhe më ka thënë faleminderit, dhe unë sot pasi të dal do të bëj telefonatën e radhës me Fifin”, u shpreh Lubonja.
Kujtojmë që vajzat u lidhën shumë me njëra-tjetrën në shtëpinë e famshme dhe premtuan që miqësinë e tyre do ta vazhdonin edhe jashtë.


