Banorja më karizmatike e shtëpisë së “Big Brother Vip” pa dyshim që është Beniada, gjithmonë e buzëqeshur, pozitive dhe shpesh herë krijon atmosferë të mirë brenda shtëpisë.

Një fans i Beniada Nishanit, ka prerë flokët dhe ka bërë portretin e saj në kokë.

Një video e cila po qarkullon në rrjetin social TikTok, tregon kokën e fansit nga prapa me portretin e Beniadës të cilin e realizoi berberi.

Berberi që postoi videon e quajti Beniadën fituese të Big Brother VIP.