Beatrix Ramosaj reagoi ashpër ndaj opinionistes Balina Bodinaku, duke e akuzuar për shpifje.

Këngëtarja publikoi disa mesazhe që sipas saj Balina i kishte shkëmbyer me një person tjetër pas largimit të saj nga Shqipëria ku aludohej se Trixa ishte me pushime me të dashurin.

Më pas Balina e cilësoi situatën në fjalë si absurde dhe banale, ajo u shpreh se biseda është e manipuluar, sepse disa gjëra janë hequr e disa të tjera janë shtuar.

“Është shumë absurde dhe banale, komunikimi është i manipuluar, disa gjëra janë hequr dhe disa janë shtuar, kam pasur një komunikim timin me dikë që e njoh që rezultoi të ishte account fallco”, tregoi Balina.

Mirëpo e dini çfarë i ndodhi Balinës pas këtyre postimeve nga ana e Beatrix?! shumë followers në Instagram, madje mbi 10,000 ndjekës!

Në foton e siguruar nga afterparty.al Balina në ditën e “sherrit virtual” me Trixën numëronte 40100 ndjekës, ndërsa tani mbi 50200 ndjekës!