Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri, ka pësuar mbrëmë një aksident gjatë performancës së tij në një koncert.

Së fundi, është shpërndarë një video ku shihet artisti derisa përformon dhe në një moment dikush e gjuan nga publiku me shishe duke e goditur në kokë.

Artisti shihet më pas duke e mbajtur dhe ledhatuar kokën pas goditjes së papritur që i erdhi.

Mësohet se gjendja e këngëtarit është stabile dhe se ai po e merr vetën pas këtij incidenti që e ka lënë të shokuar, shkruan “Kosovarja”.