Gjërat mes Pm dhe Sarës po bëhen mjaft serioze.

Siç duket blogerja shqiptare dhe njëherish ish banorja e BBV, Sarah Berisha e ka prerë mendjen të bëhet nuse e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ndonëse lidhja e tyre nisi në një format televiziv ata janë shumë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin.

Tanimë teksa të dy ndodhen jashtë shtëpisë që disa javë kanë pasur mundësinë të njihen jo vetëm më shumë me njëri-tjetrin por edhe me familjarët e tyre.

E ftuar në emisionin “E diell” Sarah Berisha ka rrëfyer se ka takuar nënën e Pm-it.“Po e kam takuar.

Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë.

Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj“, u shpreh Sarah./Lajmi.net/