Spektakli i sotëm kishte rezervuar emocione të forta për disa nga banorët.

Donaldi dhe Einxhel u shpallën finalistë ndërsa Arjola dhe Monika u eliminuan nga shtëpia, vetëm një javë larg finales, shkruan lajmi.net.

Në fund të spektaklit disa nga ish-banorët e “BBV” u futën në shtëpi për një darkë me finalistët të cilët e kanë paguar këtë takim, me paratë e çmimit final.

Dagzi, Sabiani, Arditi, Paloma dhe Big Mama kanë hyrë sonte në shtëpi, e momenti i takimit mes Dagz dhe Einxhel padyshim pati më shumë kuriozitet nga publiku.

Një moment nga takimi i tyre pas disa jashësh mund ta shihni në fotografinë më poshtë./Lajmi.net.