Beatrix Ramosaj po shpalosë detaje interesante tani pas daljes nga BBV, këngëtarja kosovare sot ka marrë pjesë në “Fan Club” duke gëzuar të gjithë ata që me padurim e prisnin.
Trixa ka folur në detaje për eksperiencën aty brenda, për lidhjen me Donaldin, raportet me banorët tjerë e çdo gjë tjetër.
Madje ajo është pyetur edhe për lajmet interesante që kanë qarkulluar në mediat rozë, e një i tillë është takimi i saj me tezen Albërije Hadërgjonajn, e cila i kishte përshpëritur diçka në vesh e më pas publiku aludoi në shumë ide të mundshme.
Por, sot në “Fan Club” e pyetur se çfarë i tha Albërija në vesh, Trixa tregon se edhe vet ishte habitur nga fjalët e tezës.
“Unë u fika, çfarë do më thotë.
Më tha Trixa zgjohu herët, pastrohu, kujdes, kujdes dhe më la si pemë”, tha duke qeshur këngëtarja e njohur./Lajmi/