Sot është ditë e veçantë në familjen e këngëtares së mirënjohur të kënëgës popullore, Shyhrete Behluli.
Mbesa e saj e vogël Matina feston 1 vjetorin e lindjes.
Këngëtarja e ka uruar vogëlushen përmes një Insta Story duke postuar një fotografi të bukuroshes dhe e ka uruar me disa fjalë të veçanta.
“Urime ditëlindja e parë, o mjalta jonë”, kanë qenë fjalët e Shyhretes në mbishkrimin e fotografisë.
Urimi për ditëlindjen e parë nuk ka munguar as nga e ëma Learta, e cila ka postuar një fotosesion përrallor për të bijën.
“Matina, gëzuar ditëlindjen e parë princesha e nanës”, ka qenë shkrimi i saj në fotot e postuara./Kosovarja/