Laureta Zyba është konkurrentja më e re e Për’puthen, ajo është përfolur për të kaluarën e saj rreth 4 vite më parë, ku ra në prangat e policisë kosovare pasi u kap me tre persona që akuzoheshin për vepra të kryera jashtë vendit.
Që kur u bë pjesë e programit, u komentua shumë për të shkuarën e errët dhe Laureta ka folur në puntatën e sotme të Për’puthen Prime, me lot në sy dhe zërin që i dridhej, u shpreh se ka përjetuar ankth e frikë nga shkrimet në portale, edhe motra e saj, Rrushja nuk ka mbajtur dot lotët.
Ndërsa gjatë rrëfimit, Laureta tha se gabimi më i madh për të ka qenë dashuria.
Shiko videon: