Beatrix Ramosaj është e ftuara e radhës në Fan Club, këngëtarja kosovare po tregon eksperiencën e saj brenda Big Brother Vip tani që është jashtë.

Ajo në Fan Club ka treguar më gjerësisht si po ndihet tani që nuk është brenda dhe pas gjithë asaj që ka përjetuar.

Beatrix u shpreh se pas daljes ka kaluar në disa periudha të cilat i kanë ndihmuar t’i shohë më qartë gjërat, ndërkohë ajo ka folur edhe për raportin e saj me Romeon, vëllain binjak të Donaldit.

Ajo ka treguar se ata komunikojnë bashkë, madje për surprizën që i ka bërë dje ajo tha se i ka thënë Romeos se Donaldi do këto ditët e fundit shumë dashuri.

E pyetur nëse ka folur me Romeon, pasi para se të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme, Donaldi i tha që të komunikonte me të, ajo tha se “po”.

“Kam folur me të, më ka kontaktuar, eshtë kujdesur dhe ka pyetur se si jam, më ka dhënë shumë kurajo, më ka thënë se e njeh Donaldin dhe e di si ndihet ai me ty”, u shpreh Beatrix. /Lajmi/