Mbrëmjen e djeshme Mozzik surprizoi banorët e “Big Brother VIP”, por ai u ndal veçanërisht te Donaldi. Reperi shprehu hapur mbështetjen e tij për aktorin, duke i uruar fitoren. Më tej Donaldi e shoqëroi brenda ambienteve të shtëpisë duke biseduar me njëri-tjetrin, pa lejen e Vëllait të Madh.

Nisur nga kjo, në “Big Brother VIP” ka mbërritur një zarf i ri. Në zarf shkruhet se aktori ka thyer rregullat e lojës dhe dënimi i tij do të zbulohet në spektaklin e rradhës, të martën.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Pjesë nga njoftimi: Mbrëmë ka qenë i ftuar për të gjithë banorët Mozzik por me mbështetjen që ai i dha njërit prej konkurrentëve tre javë para finales, u tregua mosrespekt ndaj konkurrentëve të tjerë siç dhe e dini. Tashmë shumë njerëz janë shëndërruar në tifozë dhe ndonjëherë i shkelin rregullat edhe live duke devijuar nga qëllimi për të cilin janë ftuar, që është krijimi i një atmosfere argëtuese për banorët. Jo vetëm kaq, por Donaldi pasi mori mesazhin që janë në kundërshtim me rregullat, edhe pasi produksioni u distancua, ftoi në ambientet e brendshme të shtëpisë artistin pa marrë leje te Vëllai i Madh. Për këtë arsye Vëllai i Madh ka vendosur të dënojë Donaldin dhe vendimi do bëhet i ditur në live show.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur