Ish konkurenti i BBV Meridiani, ka habitur me deklaratën e tij sonte në spektakël.

Teksa po flisnin për rregullat e thyera në BBV me informacionet nga jashtë, Meridiani vendosi të tregojë një sekret, shkruan lajmi.net.

Ai për herë të parë tregoi se një natë para se të futej në BBV ka takuar gocën e Arjolës dhe i ka marrë një zingjir të cilin ia dërgoi Arjolës në shtëpi, fshehurazi nga produksioni.

Meridiani tha se zingjirin e ka futur në gojë për ta fshehur nga produksioni dhe ia ka dhënë Arjolës si mesazh nga jashtë se fëmijët janë mirë.

Krejt ky sekret doli për faktin se Arjola gjatë këtyre ditëve është shprehur për Meridianin se nuk janë afruar edhepse me të ka shoqëri nga jashtë, e Meridiani tha se shoqërinë nga jashtë e dëshmoi me këtë gjest që ka bërë për Arjolën./Lajmi.net