Gjatë spektaklit të djeshëm,Meridiani diskutoi për informacionet nga jashtë. Ai tha se informacione nga jashtë kanë hyr pafund.

Meridiani përmendi 20 mijë lekshin e Donaldit, gjithashtu edhe Elgit Dodën, i cili sipas tij komunikoi te veshi me Donaldin.

Elgiti reagoi me disa story në mënyrë ironike.

Merdiani nuk ngurroi t’i pergjigjej:

“Aq i parëndësishëm jam sa dhe kur përmend dikë padashje tërheq vëmendjen nga pushimet ‘lyksoze’ ore rroftë Big Brother për hitet se do kishim ngel pa klikime dhe pa pushime.”

Dje Meridian Ramçaj ish-banor i “Big Brother VIP”, tregoi hapur që ka bërë një veprim të palejuar pa dijeninë e produksionit.

“Mqs e kam mikeshë të ngushtë jashtë Arjolën dhe kisha parë gjendjen e saj të rënduar psikologjike. Ajo ishte e merakosur për fëmijët dhe 1 natë para se të hyja takova gocën e Arjolës dhe i mora varsen.E ja çova ditën tjetër Arjolës, e kam fshehur pra e kam mbajtur në gojë.”

Arbana nga ana tjeter nuk e përfilli shumë dhe thjesht i tha se Arjolës gjithmonë i është komunikuar për fëmijët e saj.

Ndersa Elgit Doda ka shprehur disa herë hapur mbështetjen dhe suportin për mikun e tij Donald Veshaj gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP Albania”. Ai gjithashtu ka krijuar një triologji këngësh që kanë qenë të shkruara dhe ideuara në bashkëpunim me Donaldin, i cili, në fillim të hyrjes së tij në format, i ka trajtuar si këngë dedikuar ish të dashurës së tij, Bora Zemanit.