Einxhel Shkira është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Banorët e kanë mirëpritur moderatoren e cila mban krahun e fashuar.

Einxhel dje iu nënshtrua një operacioni pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e së enjtes ku u rrëzua në tokë gjatë një loje me banorët.

Pas operacionit, moderatorja pati mundësinë të lidhje live nga spitali, nga ku falenderoi banorët për mbështetjen që i dhanë.

Para se të merrej vendimi për rikthimin e saj, Arbana kërkoi miratimin e banorëve për shkak të kujdesit që duhet të tregojnë ndaj saj.