Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, shquhet për vitalitetin e tij dhe të qenit në top formë, ani pse ka shtatë dekada mbi supe.

I pyetur për çelësin e jetëgjatësisë, këngëtari i hitit “Pranvera në Prishtinë” thotë se jeta e shëndetshme dhe kujdesi në ushqim e bëjnë që të ruajnë freskinë edhe në pleqëri, në një intervistë të fundit për “prive”, Sabriu tha se sekreti qëndron në të konsumuarit sa më pak ushqim.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Në po të njëjtën intervistë, ai i kërko falje publike bashkëshortes së tij, Nera, për faktin që ia ndërpreu dëshirën për t’u marrë me muzikë në rininë e saj.

Sabriu tha se në atë kohë e kishte bërë nga xhelozia, gjë për të cilën është penduar shumë.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur