Në rubrikën ‘Trotuar’ të emisionit ”E Diell” ishte ekskluzivisht Antonela për të folur mbi rrugëtimin në “Big Brother VIP”.
Shqipja si pjesë e përjavshme e kësaj rubrike u kap keq me ish-banoren.
Shqipe: Nuk jam dakord për shumë prej të cilave që tha Antonela ti po gënjen, the nuk kam hyrë me strategji, por hyre me strategji, je zënë me Arjolën për rroba e gjëra të cekëta nuk e kam menduar që të ishte aq e pamend, sa i tha Big Mamës që më ke shajt serbisht, kur ka shajt vetë Donaldin.
Antonela: Shqipe qetësohu.
Shqipe: Këtej duke qarë këtej thua jam femër e fortë, e shajte tjetrën nga kombësia dhe këtej qave.
Antonela: Po më bën derr derr.
Shqipe: Asaj i duket sikur është në Përputhen, me hipokrizi nuk pajtohem.
Antonela: Nuk jam bu.llizuese si puna jote.
Shqipe: Ti më qaje në telefon mi, për Mevlanin, për Atdheun.
Antonela: Po të jam ankuar për padrejtësitë aty përsa i përket temës unë i thashë Beniadës je e bukur në italisht, Big Mama na tha mos flisni në gjuhë të tjera se do t’i them Vëllait të Madh, edhe ti ke fol serbisht i thash dhe Einxhel tha mos ia përmend se nuk është gjë e mirë edhe në prime i thash që edhe ti më ke sharë serbisht dhe se di pse u kthye në biseda në atë mënyrë.
Shqipe: Nuk e di po t’i thotë tjetrit a do e bëje tre.she me vëllanë tënd Romeon.
Antonela: Po e thashë, ti je e frustruar Shqipe, je shumë e mbyllur.