Reperi i famshëm shqiptar Noizy ishte i ftuar në emisionin “Why Not” nga Roza Lati.
Gjatë intervistës, ai u bë pjesë e rubrikës “Nëse do të ishe në shtëpi me…”, ku ai jepte komentin e tij për emrat e dhënë nga moderatorja.
Një nga emrat e përmendur ishte pikërisht këngëtarja dhe konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” Beatrix Ramosaj.
“Beatrix të ka imituar në një emision dhe e pyetën ça të pëlqen të jesh në lëkurën e Noizyt, buzët tha.”-tha moderatorja.
Ndërkohë reperi deklaroi se po të ishte vetëm në një shtëpi me Beatrix do t’i bënte edhe ai një performancë private.
Ndërkohë, Noizy u shpreh se do t’ia kthente këngëtares me të njejtën monedhë, duke bërë edhe ai një performancë.