Reperja e njohur kosovare, Tayna, po shijon një karrierë tejet të suksesshme.

Ajo ka nisur t’i mbajë koncertet jashtë vendit, duke u kujdesur të sjellë atmosferë elektrizuese në çdo ndejë ku merr pjesë.

Këngëtarja qëndron tejet aktive në rrjetet sociale, duke qëndruar mjaftë e afërt me fansat e saj.

Përmes një pyetësori, ajo i pyeti ndjekësit se në përmbledhje të vitit 2021, çfarë duan të shohin nga ajo.

“Një foto të cilën nuk e keni postuar sepse është shumë e nxehte, postoje tani”, ishte një pyetje të cilës iu përgjigj duke ndarë imazhin joshës, teksa ka mbuluar gjysmën e të pasmeve, në të cilën po duket mjaftë e zjarrtë./Indeksonline/