Marrëdhënia mes Brunos dhe Efit duket se ka filluar të kriset nga mungesa e komunikimit mes tyre.

Në një komunikim ballë për ballë në Për’puthen Prime, ata patën një përballje të ashpër, duke mos zgjidhur asgjë.

Bruno e ka akuzuar vajzën se nuk e ka mbështetur në shumë raste dhe se i ka kthyer shpinën.

Efi: Kur ta kam kthyer unë shpinën ty?

Bruno: Jo një herë por shumë herë.

Efi: Unë s’do bëj kot tani, kur s’më pëlqen gjë, s’më pëlqen.

Bruno: Unë këtë emision e shoh si përputhje karakteresh, kur erdhe krijova një mendim për ty në kokë, të pashë si femër ideale, sikur ishe për mua, kur filluam u njohëm na lindën divergjencat.