Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, sot ka një ditë të vecantë.

Kjo sepse, këngëtarja shumë e suksesshme dhe e dashur për publikun po feston ditëlindjen e 29-të.

Në këtë ditë ajo ka pranuar urime të shumta nfa miq, kolegë dhe fansat e saj të shumtë, disa prej të cilave i ripostoi edhe në llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se dy milionë persona.

Këtë vit këngëtarja po feston ditëlindjen në qytetin e New York-ut, teksa ka falënderuar të gjithë ata që e uruan dhe po e dëgjojnë këngën e saj të re.

“Ditëlindja në NY, faleminderit të gjithëve për urimet dhe për një milion klikime për një ditë, Cr.iminal,  ju dua”, ka shkruar Dhurata sipër një postimi.