Moderatorja shqiptare Bora Zemani ndodhet në spital.
Shoqja e saj Semi mbrëmë ka postuar një foto ku mbante duart e Borë teksa ndodhej në shtratin e spitalit.
Ani pse nuk dihet ende për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë Olsa ka treguar se nesër Bora do ta prezantojë puntatën e Për’puthen.
Por teksa ndodhet në spital ajo nuk ka harruar ta urojë djalin e saj që e ka me ish partnerin e parë Vin Velin.
“Nje pike nga kujtimet tona…
Je gjithcka per mua dashuri! Mami uron qe edhe ne 100 vitet e ardhme te jesh nje djale i dashur, i mençur e qe percjelle vetem energji pozitive tek njerezit qe te kane afer.
Ps: Te dua edhe kur na prishen planet e festes dhe ti si nje djale i rritur kupton cdo gje …
Do e shtyjme vetem paaak fare ” ka shkruar ajo.