Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.

Vajza e çiftit erdhi në jetë datë 24 nëntor duke u dhënë prezantueses dhe reperit epitetin prindër.

Me ardhjen e saj në këtë jetë voglushja ka lumturuar pa fund edhe teze Luanën, e cila përmes disa postimeve më herët kishte deklaruar se mezi po e priste ‘’Ndjesia më e mirë në botë’’, shkruante Luana në postimin e parë për lajmin e bukur.

Ndërsa së fundmi teze Luana shihet mjaft e lumtur krah të voglës së saj duke e quajtur “JETË”!