Ajo befasoi miliona fansat kur u duk se konfirmoi romancën e saj me Pete Davidson në fillim të javës.

Por Kim Kardashian u fokusua tek vetja të shtunën (20 nëntor), kur ndau në Instagram një foto mahnitëse të saj me bikini.

Ylli 41-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians” shfaqi format e saj të lakmueshme e veshur në bikini të zezë, ndërsa pushonte në një vaskë të nxehtë.

Kostumi i Kim-it ishte i thjeshtë, me pjesën lartë që vinte në pah dekoltenë e saj. Ajo e kombinoi atë me të poshtme të zeza me prerje të lartë dhe shfaqi barkun e saj të tonifikuar.

Themeluesja e “Skims” dukej se kishte një pamje të freskët pa grim dhe flokët e saj i kishte të lidhura në një bisht të gjatë të gërshetuar që e kishte vendosur mbi supe, shkruan 

DailyMail.

“Vendi im i lumtur [emoji me zemër të zezë]”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos së saj.

Kim ka qëndruar e heshtur që nga e diela, kur ajo u pa e afërt me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson, pasi dyshja dolën në publik të kapur për dore teksa festonin ditëlindjen e aktorit në Palm Spring, Kaliforni.

Një burim i afërt me Kim tha për DailyMail.com së fundmi se Pete është ‘shumë agresiv’ me të, pasi ai shpesh ‘i kap belin, i komplimenton të pasmet dhe i prek flokët’ kur janë bashkë.