Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik, Noizy, ka bërë një reagim në Instagram.

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Fier ku një person i quajtur Klodian Çalamani vr.au një 8 vjeçar dhe më pas e groposi në banesën e tij të tij, Noizy u shpreh se është pro ligjit për pushkatim.

“Une jam “PRO” ligjit për pushkatim.

Për mostra si Klodian Çalamani & Pordh.onues.

Le të na vonohet Edhe ca vjet anetarsimi në Europe ska gje”, shkroi ai.

Përmes këtij postimi, ai po kërkon drejtësi për të miturin që humbi jetën në mënyrë mizore.

Shiko postimin: