Shyhrete Behluli ka vite që është pjesë e estradës shqiptare.

Këngëtarja e cila numëron një karrierë të gjatë muzikore, përveç platformës Instagram, së fundmi ka hapur edhe një profil të ri.

Tani, 59-vjeçarja ka hapur llogarinë e saj në platformën më përdorur të momentit “TikTok”.

Madje, këngëtarja ka publikuar edhe videon e parë aty, e që është njëra nga këngët e saj, me vajzën, Engjëllushën.