Adelina Tahiri po shijon ende pushimet në Greqi.

Këngëtarja shqiptare gjatë tërë verës ka qëndruar në bregdetin grek ku ka kaluar momente të ndryshme me bashkëshortin e saj avokatin e njohur Serjoza Markov.

Nuk kanë munguar as imazhet e shumta nga pushimet që ka shprëndarë thuajse çdo ditë në instagram.

Së fundmi ajo ka postuar disa video të shkurtra ku u shfaq veshur me një fustan të hapur tigër.

Po ashtu ajo ka postuar edhe një video duke shkëmbyer përqafime me bashkëshortin e saj./Lajmi