Futbollisti Eros Grezda ka konfirmuar publikisht ndarjen nga modelja Oriola Marashi. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për “Panaroma Sport”, ku i ka thënë të gjitha (ose pothuajse).

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Erosi është shprehur se ndonëse janë ndarë, ai ka respekt për Oriolën dhe për familjen e saj. I pyetur rreth arsyes së ndarjes, futbollisti ka deklaruar se secili ka ëndrrat dhe punët e veta.

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë. Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë”, ka treguar Erosi.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur