Tayna është reperja e cila qëkur ka filluar karrierën e saj ende nuk është bërë pjesë e ndonjë lajmi ku të flitet rreth jetës së saj intime, ndonjë romance apo ndonje flirti midis artistëve sic ndodh shpesh me pjesën tjetër të këngëtarëve të cilët janë gjithmonë në krye të vëmendjes për këto tema.

Shumë reper meshkuj të pyetur në emisonet të ndryshme se kush ishte artistja e tyre e preferuar kanë përmendur emrin e Taynës por deri më tani nuk është parë të rrëmbejë zemrën e saj.

Në një postim në Instagram nga shoqja e Taynës ,Rina Malsori ka nxjerrë një video me mbishkrim “Tayna me të dashurin misterioz”.

Në video paraqitet këngëtarja mbështetu një djali duke e puthur në faqe duke ngacmuar kureshtjen tek fansat që e ndjekin.

Megjithatë kjo mbetet për tu parë nëse kjo video dhe ky mbishkrim kanë qenë një shaka e shoqes së saj apo paralajmërimi për një lidhje publike të artistes.