Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe ka mbushur 33 vjeç.

Ai ka marrë urime të shumta për ditëlindje nga familja dhe miqtë, të cilat i ka ndarë dhe me fansat e tij në rrjetin social Instagram.

Mes urimeve dhe dhuratave të shumta të tërheq vëmendjen një nga dhuratat që Ermali ka postuar.

Behet fjale për një orë “Panerai Luminor”, markë e cila kap vlerën e 12 mijë eurove.

Ermali ka treguar se është shumë i lidhur me njerëzit e tij të zemrës e duket se edhe ata kanë zgjedhur ta “llastojnë” këngëtarin në ditën e tij të lindjes.