Mevlan Shaba ishte nga konkurrentët më protagonist në ‘’Për’puthen’’.

Ish-konkurrenti që është nga meshkujt që ka zhvilluar më së shumti takime u gjend mes ‘’dy zjarresh’’ kur dy vajzat me të cilat dilte njëkohësisht kishin filluar një ‘’garë’ me njëra-tjetrën dhe rivaliteti sa vinte e shtohej.

Bëhet fjalë për Ledjanën dhe Antonelën, që po luftonin brenda programit për djalin që pëlqenin duke u shndërruar në ‘’armike’’ të njëra-tjetrës.

Si përfundim Mevlani zgjodhi Ledjanën por duket se ka përfunduar te Antonela.

Një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se dyshja po kalojnë kohë së bashku edhe pas kaq kohësh që programi ka përfunduar.

Antonela dhe Mevlani janë fotografuar teksa kanë darkuar së bashku në shoqërinë edhe të dy personave të tjerë.

Fotografia është shpërndarë nga të dy ish-konkurrentët.

Kujtojmë se pas ndarjes Ledjana hodhi akuza të rënda ndaj Mevlanit dhe Antonelës duke i akuzuar se ata kanë vazhduar të takohen edhe pasi ai kishte zgjedhur atë për të vazhduar njohjen.

Sipas saj kjo ishte edhe arsyeja kryesore e ndarjes së tyre.