Këngëtarja nuk është edhe aktive me postime në rrjete sociale.

Krahas mungesës së saj me projekte muzikore, ajo nuk po mungon krejtësisht me foto dhe video në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Era Istrefi, ka zgjedhur të publikojë imazhe të reja teksa merr vëmendjen me stilin e saj për të cilin edhe komentohet në media rozë.

Artistja e njohur me famë ndërkombëtare, shihet e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë duke i kombinuar me bizhuteri dhe një palë syze me ngjyrë të zezë.

“Lëviz ndryshe sepse më duhet ndryshe”, ka shkruar, Era në mbishkrimin e postimit derisa mori komente të shumta pozitive.

Ndryshe, krahas komenteve se ajo po duket bukur nuk munguan edhe ato nga fansat se po i kërkojnë ndonjë projekt të ri muzikor./Lajmi