Moderatores shqiptare siç duket po i del në pah joorigjinaliteti i imazheve në rrjetet sociale.

Alketa Vejsiu e cila shquhet si një nga moderatoret më oratore të ekranit shqiptar është po ashtu mjaft aktive dhe e ndjekur në instagram, ku nuk mungojnë imazhet e shumta që ndan për fansat.

Por si shumë personazhe publike as Alketa nuk i ka rezistuar ‘photoshopit’, ku në imazhin që sjellë faqja e njohur “Vipat e bllokut”, është vënë re se moderatorja ka bërë barkun ‘petë’.

Nuk është hera e parë që Alketës i adresohen akuza të tilla ku shpesh herë edhe iu ka kthyer përgjigje fansave të saj.

Kujtojmë se Alketa kthesën më të madhe profesionale, e “shenjoi” në moshën 17 vjeçare, asokohe kur regjisorja e famshme Vera Grabocka, i besoi prezantimin e spektaklit “12 ëndrrat e një nate vere”, një format i dedikuar ndaj dansit sportiv evropian./Lajmi