Elvana Gjata tashmë është më aktive se asnjë sezon veror në skenën shqiptare, të paktën këto vitet e fundit.

Këto koncerte kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe mes artistëve që iu ndodhin incidente, nuk ka mundur pa u përfshirë edhe Elvana.

Së fundmi këngëtares po i ndodh një “trend” jo fort i mirë dhe ndoshta e ka pak “fajin” vetë pasi e publikon në rrjete sociale.

Pak netë më parë Elvana tregoi si një fans i shtrëngoi dorën, por e lëshoi shpejt dhe ajo e mori edhe me shaka në rrjete sociale.

Mirëpo nuk mund të themi për rastin e dytë të njëjtë ku u desh të ndërhynte truproja e këngëtares.

Një fans e ka kapur prej dorë duke e tërhequr afër turmës, por Elvanën e “shpëtoi” sigurimi dhe ky i fundit po diskutonte me fansin pas largimit të këngëtares.

Ky veprim nuk i pëlqeu Gjatës, e cila e vuri re në kohë dhe i afrohet truprojës ku i thotë se nuk ka problem, madje e kap në gushë fansin, duke e qetësuar kështu.

Epo, super reagim nga Elvana!

Shiko videon:

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur